Trajnim për Bizneset e Tekstilit: Implementimi i Praktikave të Ekonomisë Qarkore në Industrinë e Tekstilit

Industria e tekstilit po përballet me sfida të reja të lidhura me ndikimin mjedisor, konsumin e resurseve dhe kërkesat e tregut për produkte më të qëndrueshme. Për t’u përgjigjur këtyre nevojave dhe për të nxitur transformimin e sektorit, më 11–13 dhjetor 2025, në Hotel Trofta, Istog, do organizohet një trajnim tre ditor dedikuar bizneseve të industrisë tekstile, me fokus në zbatimin e praktikave të ekonomisë qarkore.

Qëllimi i Trajnimit

Trajnimi synon t’i pajisë ndërmarrjet me njohuri të avancuara dhe qasje praktike për integrimin e proceseve të qëndrueshme në prodhim, dizajn dhe menaxhim të mbeturinave. Duke aplikuar parimet e ekonomisë qarkore, bizneset kanë mundësi të reduktojnë koston, të rrisin efikasitetin dhe të forcojnë pozicionin e tyre në tregjet vendore dhe ndërkombëtare.

Temat Kryesore të Trajtuara

Gjatë tre ditëve të punës intensive, pjesëmarrësit u angazhuan në diskutime dhe ushtrime praktike rreth këtyre temave kryesore:

1. Ekonomia qarkore në prodhimin tekstil

Shpjegimi i modeleve qarkore dhe mënyrës së integrimit të tyre në zinxhirin e furnizimit, me theks në uljen e humbjeve dhe rritjen e efikasitetit material.

2. Reduktimi dhe menaxhimi i përgjegjshëm i mbetjeve tekstile

Analizimi i rrjedhës së mbetjeve, identifikimi i pikave kritike dhe metodat e trajtimit, ripërdorimit dhe riciklimit të tekstilit të mbetur.

3. Integrimi i dizajnit qarkor dhe ekodizajnit

Praktika të dizajnit të produkteve që zgjasin më shumë, konsumojnë më pak resurse dhe që në fund të ciklit jetësor mund të rikthehen në përdorim ose riciklim.

4. Nxitja e inovacionit të qëndrueshëm në sektor

Strategji për futjen e teknologjive, metodave dhe modeleve të reja të biznesit që kontribuojnë në konkurrueshmëri dhe qëndrueshmëri afatgjate.

Rëndësia për Sektorin e Tekstilit

Adaptimi i parimeve të ekonomisë qarkore po bëhet faktor kyç për rritjen e kapaciteteve të industrisë së tesktilit në Kosovë. Bizneset që investojnë në dizajn të qëndrueshëm, menaxhim të mirëfilltë të mbeturinave dhe inovacion jo vetëm që kontribuojnë në mbrojtjen e mjedisit, por gjithashtu sigurojnë avantazh të qartë ekonomik dhe reputacional.

Mentorja e Trajnimit

Trajnimi do udhëhiqet nga Prof. As. Dr. Leonora Haliti Rudhani, eksperte e ekonomisë qarkore, e cila do të sjell kombinimin e përvojës akademike dhe profesionit praktik për të mbështetur bizneset në procesin e transformimit të tyre drejt modeleve të gjelbra.

Ky aktivitet realizohet në kuadër të projektit #EECSOK (Empowering Environmental Civil Society Organizations in Kosovo), i zbatuar nga Rilindja Gjelbër në partneritet me Balkan Green Foundation, EC Ma Ndryshe dhe 7Arte, i menaxhuar nga Community Development Fund, dhe i financuar nga Qeveria Suedeze përmes Sweden in Kosovo.