Rreth nesh

Reko është platforma e parë digjitale në Kosovë e dedikuar për ekonominë qarkore, e krijuar në kuadër të projektit EECSOK për të promovuar qëndrueshmërinë, riciklimin dhe konsumimin e përgjegjshëm në industrinë e tekstilit. E udhëhequr nga Rilindja Gjelbër dhe e mbështetur nga partnerë strategjikë, Reko synon të nxisë inovacionin, të përforcojë avokimin për politika të gjelbra dhe të ndërtojë kapacitete për të përshpejtuar kalimin e Kosovës drejt një ekonomie qarkore dhe rigjeneruese.

Rilindja Gjelbër është një organizatë joqeveritare me përvojë mbi një dekadë në promovimin e politikave mjedisore dhe zbatimin e projekteve që lidhen me mbrojtjen e mjedisit, ekonominë qarkore dhe zhvillimin e qëndrueshëm në Kosovë.

E themeluar fillimisht si Let’s Do It Peja, sot ne jemi një nga akterët kryesorë në përpjekjet për transformimin e mënyrës se si trajtohen mbetjet, burimet natyrore dhe proceset prodhuese në vend. Qëllimi ynë është i qartë: të nxisim kalimin drejt një ekonomie qarkore dhe një shoqërie që vlerëson mjedisin si pasuri të përbashkët.

Puna jonë mbështetet në partneritete të forta me institucione publike, biznese, organizata vendore dhe ndërkombëtare. Aktualisht, jemi një ndër organizatat implementuese të projektit EECSOK – Fuqizimi i Organizatave Mjedisore të Shoqërisë Civile në Kosovë, të financuar nga Ambasada e Suedisë dhe mbështetur nga Community Development Fund (CDF). Ky projekt ka për qëllim përshpejtimin e tranzicionit të Kosovës drejt një ekonomie të gjelbër përmes ndërgjegjësimit publik, forcimit të kapaciteteve dhe hartimit të politikave të qëndrueshme.

Në kuadër të këtij angazhimi, kemi krijuar REKO – platformën e parë digjitale në Kosovë që i dedikohet ekonomisë qarkore. REKO shërben si një urë lidhëse mes sektorit publik, privat dhe shoqërisë civile, duke ofruar hapësirë për shkëmbim njohurish, praktika të mira dhe bashkëpunim ndërsektorial.

Krahas platformës REKO, jemi krenarë për bashkëpunimin tonë me organizata si Balkan Green Foundation, 7 Arte dhe EC Ma Ndryshe, që ndajnë vizionin tonë për një Kosovë më të pastër, më inovative dhe më të qëndrueshme.

Objektivat e projektit

Ky projekt synon të kontribuojë në tranzicionin e Kosovës drejt një ekonomie qarkore të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse përmes disa prej aktiviteteve kryesore:

  • Promovimi i ekonomisë qarkore përmes fushatave ndërgjegjësuese

    Synojmë të rrisim ndërgjegjësimin e publikut dhe aktorëve kyç mbi rëndësinë e ekonomisë qarkore si një model zhvillimi që redukton mbetjet dhe nxit përdorimin efikas të resurseve.

  • Ndërtimi i kapaciteteve për bizneset dhe shoqërinë civile për të adoptuar modele të qëndrueshme ekonomike

    Fokusohemi në fuqizimin institucional dhe profesional të bizneseve dhe organizatave të shoqërisë civile për të aplikuar praktika të qëndrueshme dhe inovative që kontribuojnë në zhvillimin e gjelbër.

  • Krijimi i platformës së parë të Ekonomisë Qarkore në Kosovë – REKO

    Synojmë të themelojmë një platformë digjitale për të lehtësuar shkëmbimin e informacionit, burimeve dhe iniciativave që mbështesin zhvillimin e ekonomisë qarkore në nivel kombëtar.

  • Avokimi për ndryshime ligjore dhe mbështetje institucionale për sektorin e industrisë së tekstilit

    Përmes analizave dhe fushatave të strukturuara, do të avokojmë për politika publike që e bëjnë industrinë e tekstilit më të qëndrueshme dhe më të orientuar drejt qarkullimit të resurseve.

  • Zhvillimi i modeleve inovative të qarkullimit të resurseve, sidomos në sektorin e modës dhe riciklimit të tekstilit

    Do të pilotojmë dhe zbatojmë zgjidhje praktike dhe kreative për të nxitur riciklimin dhe ripërdorimin e materialeve, me fokus në sektorin e modës dhe tekstilit.