Hapet Fondi për Inovacion i GPEK për Ndërmarrjet e Vogla dhe të Mesme
Ndërmarrjet e Vogla dhe të Mesme në Kosovë tashmë mund të aplikojnë në Fondin për Inovacion të projektit Transformimi i Gjelbër i Ndërmarrjeve Private në Kosovë (GPEK).
Përmes kësaj thirrjeje, bizneset mund të përfitojnë:
- Grante nga €50,000 deri në €100,000
- Deri në 70% bashkëfinancim të investimit
Fondi synon të mbështesë projekte që kontribuojnë në ekonominë qarkore, efikasitetin e burimeve, energjinë e ripërtëritshme, teknologjitë inovative dhe zgjidhje të tjera të gjelbra, duke ndihmuar bizneset të bëhen më konkurruese dhe më të qëndrueshme.
GPEK është projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), i bashkëfinancuar nga Suedia dhe i zbatuar nga Helvetas.
♻️ Nëse kompania juaj po zhvillon një ide që promovon ekonominë qarkore ose tranzicionin e gjelbër, kjo është një mundësi e mirë për të siguruar mbështetje financiare dhe për ta kthyer atë në investim konkret.
📄 Thirrjen e plotë dhe dokumentacionin e aplikimit mund ta gjeni në faqen zyrtare të Helvetas: Klikoni ketu.