Aplikimet për Çmimet e Ekonomisë Qarkore 2026 janë tashmë zyrtarisht të hapura!

Në të gjithë Ballkanin Perëndimor, biznese, komuna, start-up, organizata joqeveritare, studiues, dizajnerë dhe individë po krijojnë çdo ditë zgjidhje inovative që reduktojnë mbeturinat, ripërdorin burimet dhe sjellin ndryshime pozitive në komunitetet e tyre.

Përmes Çmimeve të Ekonomisë Qarkore 2026, synohet të njihen dhe vlerësohen këto iniciativa, duke u dhënë më shumë dukshmëri njerëzve dhe organizatave që po kontribuojnë në ndërtimin e një të ardhmeje më të qëndrueshme dhe qarkore për rajonin.

Pas një edicioni të parë të suksesshëm në vitin 2025, ku u pranuan 55 aplikime nga të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, njoftojmë hapjen e thirrjes së re për aplikim për vitin 2026.

Nëse jeni duke punuar në iniciativa që lidhen me ekonominë qarkore, inovacionin, reduktimin e mbeturinave apo përdorimin më të qëndrueshëm të burimeve, kjo është një mundësi e shkëlqyer për të prezantuar punën dhe ndikimin tuaj. Gjithashtu, nëse njihni individë apo organizata që meritojnë të vlerësohen për kontributin e tyre, ju inkurajojmë ta ndani këtë mundësi me ta.

Informatat e pergjithshme – Gjuhe Angleze

📅 Afati i fundit për aplikim është 10 shtator 2026.

Për informata të detajuara mbi kategoritë, kriteret dhe procesin e aplikimit, klikoni këtu:

Më shumë informata dhe aplikimi