Thirrje për Aplikim – Çmimet për Ekonominë Qarkore në Ballkanin Perëndimor!
Platforma Western Balkans Circular Economy Hub shpall thirrjen për aplikim për edicionin e parë të Çmimeve për Ekonominë Qarkore, që synojnë të shpërblejnë individët, ndërmarrjet, organizatat dhe institucionet që kanë kontribuar në mënyrë të jashtëzakonshme në kalimin drejt ekonomisë rrethore në rajon.
📌 Kategoritë e Çmimeve:
-
Pionier i Ekonomisë Qarkore
-
Lidershipi Korporativ në Ekonominë Qarkore
-
Dizajni Inovativ Qarkor
-
Lidership Komunal në Ekonominë Qarkore
-
Shoqëria Civile për Ekonominë Qarkore
-
Edukimi dhe Kërkimi Shkencor për Ekonominë Qarkore
-
Start-Up Qarkor
📅 Afatet:
-
2 Qershor 2025 – Hapja e aplikimeve
-
10 Shtator 2025 – Mbyllja e aplikimeve
-
15 Tetor 2025 – Ceremonia e ndarjes së çmimeve në Budva, gjatë konferencës vjetore të Odës Ekonomike të Malit të Zi
🎯 Pse duhet të aplikoni?
-
Rritni dukshmërinë dhe njohjen për përpjekjet tuaja
-
Motivoni ekipin dhe partnerët tuaj
-
Ndani historinë tuaj të suksesit me rrjetin rajonal
-
Fitoni mundësi bashkëpunimi dhe mbështetje nga komuniteti i ekonomisë qarkore
📥 Aplikoni tani në kategorinë që ju përshtatet më së shumti përmes formularëve të veçantë në:
👉 http://wbcirculareconomy.com/