Takimi i Rrjetit për Ekonominë Qarkore
Më 22 korrik u mbajt takimi i radhës i Rrjetit për Ekonominë Qarkore, në kuadër të eventit përmbyllës të projektit “Ekonomia Qarkore për Tranzicion të Gjelbër” (CE4GT), të financuar nga European Union in Kosovo dhe implementuar nga Rilindja Gjelbër dhe People in Need Kosovo.
Pjesëmarrësit diskutuan për qëndrueshmërinë afatgjatë të rrjetit, mundësinë e formalizimit dhe kalimin e rolit të sekretariatit tek Rilindja Gjelbër. Ky hap synon të sigurojë vazhdimësinë e iniciativës dhe të avancojë politikat qarkore në nivel lokal dhe kombëtar.
Takimi shënoi një moment kyç për forcimin e bashkëpunimit ndërsektorial dhe krijimin e mekanizmave të qëndrueshëm për transformimin e gjelbër.
