Podcasti Sillu’ Pshtillu’ – Episodi 1: Sinergjia qarkore ndërmjet industrisë së ndërtimit dhe të tekstilit
🎙 Sillu’ Pshtillu’ – Episodi 1
♻️ Sinergjia qarkore ndërmjet industrisë së ndërtimit dhe të tekstilit
Në episodin e parë të podcastit “Sillu’ Pshtillu’”, ju ftojmë të dëgjoni një bisedë të thellë dhe frymëzuese mbi potencialin e bashkëpunimit qarkor ndërmjet dy sektorëve kyç për zhvillimin e qëndrueshëm të Kosovës: industrisë së ndërtimit dhe industrisë së tekstilit.
Në këtë episod hapës, të ftuar janë:
-
Urim Xharavina, Drejtor Ekzekutiv i Rilindja Gjelbër
-
Sytrime Dervisholli, Drejtore Ekzekutive e PREFAB Kosova Cluster
Ata ndajnë përvojat, idetë dhe vizionet e tyre mbi sfidat dhe mundësitë e ndërlidhjes qarkore të këtyre dy industrive – një hap i domosdoshëm drejt një ekonomie më të gjelbër dhe më të qëndrueshme. 🌱
🎧 Dëgjoni Episodin 1 këtu 👉 https://youtu.be/K-mX61gn9is?feature=shared
Ky podcast realizohet në kuadër të projektit #EECSOK (Empowering Environmental Civil Society Organizations in Kosovo), zbatuar nga Rilindja Gjelbër në partneritet me Balkan Green Foundation, EC Ma Ndryshe dhe 7 Arte, menaxhuar nga Community Development Fund – CDF dhe financuar nga Embassy of Sweden in Pristina.
⚠️ Përmbajtja e podcastit nuk pasqyron domosdoshmërisht qëndrimet apo pikëpamjet e CDF-së apo Ambasadës Suedeze në Kosovë. Mendimet dhe analizat e shprehura janë përgjegjësi ekskluzive e autorëve dhe organizatës Rilindja Gjelbër.