Kosova importon mbi 24 milionë kilogramë tekstil në vit – koha për një ekonomi qarkore
Varësia e Kosovës nga tregjet e huaja të tekstilit po rritet çdo vit. Vetëm gjatë vitit 2024, vendi ka importuar mbi 24.5 milionë kilogramë tekstil, me një vlerë financiare prej mbi 219 milionë euro.
Çfarë importohet më së shumti?
-
👕 19.3 milionë kilogramë veshmbathje
-
🎒 1.4 milionë kilogramë aksesorë
-
🛏️ 3.7 milionë kilogramë tekstil shtëpiak
Këto shifra e pasqyrojnë jo vetëm nivelin e lartë të konsumit, por edhe varësinë e madhe nga importi. Pjesa më e madhe e tekstilit që hyn në Kosovë vjen nga tregjet e huaja, duke krijuar jo vetëm sfida ekonomike, por edhe mjedisore.
Pse ka rëndësi kjo?
Industria e tekstilit është një nga ndotësit më të mëdhenj globalë. Konsumi i lartë, së bashku me mungesën e infrastrukturës për riciklim dhe ripërdorim, krijon presion të madh mbi mjedisin dhe burimet natyrore. Në Kosovë, mungesa e mekanizmave për ndarjen dhe përpunimin e mbeturinave e bën situatën edhe më sfiduese.
Kjo është arsyeja pse është e domosdoshme të ndërtohen sisteme të ekonomisë qarkore, ku tekstili të mos shihet vetëm si mall për konsum, por si material që mund të ketë një jetë të dytë përmes ripërdorimit, riciklimit dhe upcycling-ut. Një qasje e tillë do të reduktonte mbeturinat, do të krijonte vende pune të reja dhe do të forconte industrinë vendore.
Çfarë duhet bërë?
-
Nxitja e prodhimit lokal me standarde të qëndrueshme.
-
Investimi në infrastrukturë për ndarjen dhe riciklimin e tekstilit.
-
Fushata ndërgjegjësimi për konsum më të përgjegjshëm.
-
Mbështetje për sipërmarrje dhe projekte që promovojnë upcycling-un dhe dizajnin e qëndrueshëm.
🔍 Të dhënat janë cituar nga raporti “Ekonomia Qarkore dhe Tranzicioni i Gjelbër në Industrinë e Tekstilit”, realizuar nga Rilindja Gjelbër.