Panairi i parë i Ekonomisë Qarkore në Kosovë

10 April 2025

Autori:

admin

📍 Lokacioni: Prishtina Mall, Flori Gallery
📆 Data: 12 Prill 2025
🕘 Ora: Nga ora 10:00 deri në 20:00

Me 12 prill do të zhvillohet Panairi i Parë i Ekonomisë Qarkore në Kosovë, një ngjarje historike që mbledh së bashku organizata, kompani, dizajnerë, të rinj dhe qytetarë që ndajnë një vizion të përbashkët për një të ardhme më të gjelbër dhe të qëndrueshme.

Pjesëmarrësit po prezantojnë produkte të qëndrueshme, zgjidhje krijuese për menaxhimin e burimeve dhe ide që kontribuojnë në modelin qarkor të ekonomisë. Të pranishmit kanë mundësi të shohin nga afër inovacione nga fusha të ndryshme, të takojnë aktorë të rëndësishëm dhe të frymëzohen nga shembuj konkretë të suksesit.

🔗 Kjo ngjarje është pjesë e projektit “Circular Economy for Green Transition”, i cili po zbatohet nga Rilindja e Gjelbër dhe People in Need Kosovo, me përkrahje nga European Union in Kosovo 🇪🇺.

Gjatë ditës, janë të organizuara edhe prezantime të kompanive (13:30–15:00), takime B2B, aktivitete interaktive dhe ekspozita me materiale kreative që promovojnë qarkullimin e burimeve.

“Ekonomia qarkore nuk është vetëm një koncept – është një vizion për të ardhmen. Ky panair po na tregon se ky vizion po bëhet realitet në Kosovë.”

📸 Ndiqni momentet kryesore në rrjete sociale me hashtagun: #REKO2025 #GreenKosovo #EkonomiQarkore #CircularEconomy