GreenFest – Edicioni i 15-të i Festivalit të parë gjelbër në Kosovë!
🟢 Green Fest 2025 ndez Mitrovicën me art dhe aktivizëm mjedisor
Mitrovicë, 13–17 gusht 2025 – Green Festival, ngjarja më e madhe mjedisore në Kosovë, rikthehet me edicionin e saj të 15-të, duke sjellë në qendër të vëmendjes artin, kulturën dhe aktivizmin për mbrojtjen e natyrës.
Këtë vit, festivali fokusohet në SDG 15 – Jeta në Tokë, duke adresuar çështje jetike si mbrojtja e pyjeve, biodiversiteti dhe ruajtja e ekosistemeve tokësore. Gjatë pesë ditëve, Mitrovica do të shndërrohet në një hapësirë të hapur për diskutim, krijimtari dhe ndërgjegjësim qytetar – përmes performancave artistike, ekspozitave, punëtorive dhe paneleve edukative.
Me një histori 15-vjeçare, Green Fest vazhdon të mbetet një platformë e fuqishme për aktivizëm të gjelbër dhe veprim kolektiv. Edhe këtë vit, festivali synon të frymëzojë qytetarët, sidomos të rinjtë, për të ndërmarrë hapa konkretë drejt mbrojtjes së mjedisit dhe ndërtimit të një të ardhmeje të qëndrueshme.
Festivali organizohet nga organizata kulturore 7Arte, me mbështetjen e partnerëve të shumtë lokalë e ndërkombëtarë. Në kuadër të projektit EECSOK – Empowering Environmental CSOs in Kosovo, Green Fest 2025 po fuqizohet edhe më shumë për të ndërtuar ura bashkëpunimi mes artit, shoqërisë civile dhe mbrojtjes së ambientit.
📌 Më shumë informacion rreth festivalit mund të gjeni në: www.mitrovicagreenfest.com