Video e re: Çfarë është Ekonomia Qarkore?

16 April 2025

Autori:

admin

A mund të kuptoni se çfarë është Ekonomia Qarkore për vetëm 2 minuta? Po! Një video e re informative është publikuar për të sjellë më afër konceptin e ekonomisë qarkore dhe rëndësinë e saj në mbrojtjen e mjedisit.

Videoja thekson nevojën për të kaluar nga një ekonomi lineare – që bazohet në prodhim, konsum dhe hedhje – në një ekonomi qarkore, e cila promovon riciklimin, ripërdorimin dhe reduktimin e mbetjeve. Ky model ekonomik ofron një alternativë të qëndrueshme që ndihmon në ruajtjen e burimeve natyrore dhe zvogëlimin e ndotjes.

E ardhmja është qarkore dhe përfshirja e qytetarëve dhe organizatave në këtë tranzicion është thelbësore për të ndërtuar një të ardhme më të gjelbër dhe më të qëndrueshme.

Kjo video është zhvilluar në kuadër të projektit Empowering Environmental Civil Society Organizations in Kosovo (EECSOK), i zbatuar nga organizata Rilindja Gjelbër, i menaxhuar nga Community Development Fund dhe i financuar nga Ambasada Suedeze në Kosovë.

Për më shumë informacion dhe materiale edukative mbi ekonominë qarkore dhe zhvillimin e qëndrueshëm, ju ftojmë të ndiqni punën dhe aktivitetet e organizatës Rilindja Gjelbër dhe Platfomës REKO.