SEREC (Social Enterprise Recycling Center)
SEREC (Social Enterprise Recycling Center) është një ndërmarrje sociale në Kosovë që synon të fuqizojë grupe të margjinalizuara, kryesisht gratë dhe të rinjtë, përmes zbatimit të parimeve të ekonomisë qarkore. Duke u fokusuar në zhvillimin e një modeli të qëndrueshëm dhe gjithëpërfshirës, SEREC ndihmon në krijimin e vendeve të reja të punës dhe promovimin e riciklimit si një burim të ardhurash dhe zgjidhje alternative për menaxhimin e mbeturinave.
Qëllimi ynë
Qëllimi ynë kryesor është të mbështesim zhvillimin e ndërmarrjeve sociale në Kosovë dhe të kontribuojmë në rritjen e mundësive të punësimit për grupet në nevojë, me theks të veçantë tek gratë dhe të rinjtë. SEREC i integron praktikat e ekonomisë qarkore në fushën e menaxhimit të mbeturinave, duke i shndërruar materialet e papërdorshme në burime të reja me vlerë të shtuar për komunitetet lokale.
Çfarë bëjmë?
- Grumbullim dhe riciklim të mbeturinave të tekstilit dhe të tjera të ripërdorshme;
- Krijim të produkteve të reja përmes upcycling dhe dizajnit të qëndrueshëm;
- Punësim dhe trajnim për gra dhe të rinj që përballen me vështirësi në tregun e punës;
- Ndërgjegjësim për ekonominë qarkore dhe praktika të gjelbra në komunitet.
SEREC është më shumë sesa një biznes – është një hapësirë sociale dhe e qëndrueshme që lidh zhvillimin ekonomik me mbrojtjen e mjedisit dhe përfshirjen sociale.
Pëe më shumë, ndiqni SEREC në rrjete sociale:SEREC