Transformimi i Kosovës drejt Ekonomisë Qarkore
|
|
|
|
Çdo vit, bota gjeneron mbi 2 miliardë ton mbetje, dhe vetëm 9% e materialeve riciklohen. A mund ta përfytyrojmë një ekonomi ku asgjë nuk shkon dëm?!
Pikërisht këtë synon të ndryshojë projekti EECSOK, duke transformuar mënyrën se si prodhojmë, konsumojmë dhe ripërdorim burimet në Kosovë.
|
 |
|
Rreth EECSOK
|
|
Projekti “Rikthimi i vlerave në Ekonomi Qarkore” ka për synim të lehtësojë kalimin nga modeli tradicional linear “merr-përdor-hidh” në një ekonomi qarkore rigjeneruese. Ky projekt, i zbatuar nga Rilindja e Gjelbër (ish-Let’s Do It Peja), fokusohet në industrinë e tekstilit, duke promovuar një kulturë të qëndrueshmërisë dhe konsumit të përgjegjshëm, si dhe duke fuqizuar përpjekjet për riciklim dhe ripërdorim në gjithë Kosovë.
Në përputhje me Agjendën e Gjelbër për Ballkanin Perëndimor dhe Deklaratën e Sofjes, Kosova është duke ndërmarrë hapa të rëndësishëm për të kaluar në një ekonomi qarkore më të qëndrueshme. Ky projekt synon të mbështesë këtë tranzicion përmes ndërgjegjësimit, politikave të reja, ndërtimit të kapaciteteve dhe nismave inovative që përfshijnë bizneset, shoqërinë civile dhe qytetarët.
Projekti ka një kohëzgjatje prej katër vitesh, duke u zbatuar nga 1 janar 2024 deri më 31 dhjetor 2027, në bashkëpunim me: Balkan Green Foundation, 7 Arte dhe EC Ma Ndryshe, organizata që luajnë një rol kyç në promovimin e qëndrueshmërisë dhe politikave të gjelbra në Kosovë. EECSOK (Empowering Environmental Civil Society Organisations in Kosovo) mbështetet nga Ambasada e Suedisë në Prishtinë dhe po implementohet në kuadër të Community Development Fund – CDF, duke siguruar mbështetje të rëndësishme për kalimin e Kosovës drejt një modeli ekonomik më të qëndrueshëm dhe inovativ.
|
|
 |
Objektivat e projektit
|
|
1. Promovimi i ekonomisë qarkore përmes fushatave ndërgjegjësuese.
2. Ndërtimi i kapaciteteve për bizneset dhe shoqërinë civile për të adoptuar modele të qëndrueshme ekonomike.
3. Krijimi i platformës së parë të Ekonomisë Qarkore në Kosovë – REKO, një platformë digjitale për ekonominë qarkore në Kosovë.
4. Avokimi për ndryshime ligjore dhe mbështetje institucionale për sektorin e industrisë së tekstilit.
5. Zhvillimi i modeleve inovative të qarkullimit të resurseve, sidomos në sektorin e modës dhe riciklimit të tekstilit.
|
|
|
Kush jemi ne?!
|
|
Rilindja Gjelbër, e njohur më parë si Let’s Do It Peja, është një organizatë lidere në promovimin e politikave socio-mjedisore dhe ekonomisë qarkore në Kosovë. Me një përvojë të gjatë përmbi një dekadë në projekte mjedisore dhe avokim për politika të gjelbra, organizata synon të transformojë mënyrën se si shoqëria i trajton mbetjet dhe burimet natyrore. Duke bashkëpunuar me institucione publike, organizata jo-qeveritare, biznese dhe aktorë ndërkombëtarë, Rilindja Gjelbër vazhdon të jetë një zë i fuqishëm për ndryshimet sistematike që do të çojnë në një Kosovë më të pastër dhe më të qëndrueshme.
|
|
Çfarë është Ekonomia Qarkore dhe pse është e rëndësishme?
|
|
|
Ekonomia qarkore është një sistem që synon të eliminojë mbetjet dhe të maksimizojë përdorimin e burimeve përmes riciklimit, ripërdorimit dhe riparimit. Në vend që produktet të hidhen pas përdorimit, ato rikthehen në ciklin e ekonomisë përmes riparimit, ripërdorimit ose riciklimit, duke zvogëluar ndotjen dhe nevojën për nxjerrjen e materialeve të reja. Kjo qasje jo vetëm që ndihmon në mbrojtjen e mjedisit, por gjithashtu krijon mundësi të reja ekonomike, vende të reja pune dhe rrit konkurrueshmërinë e bizneseve duke ulur varësinë nga burimet natyrore. Për Kosovën, ekonomia qarkore përfaqëson një mundësi të madhe për zhvillim të qëndrueshëm, duke u përafruar me standardet e BE-së dhe objektivat globale për një të ardhme më të pastër.
|
 |
|
Praktikat e Ekonomisë Qarkore në Kosovë dhe Globalisht
|
|
 |
Ekonomia Qarkore në Kosovë
Kosova ka ndërmarrë hapa të rëndësishëm drejt adoptimit të praktikave të ekonomisë qarkore, si pjesë e angazhimit të saj në Agjendën e Gjelbër për Ballkanin Perëndimor dhe Deklaratën e Sofjes. Vendi po kalon nga një model ekonomik linear (“merr-përdor-hidh”) në një ekonomi qarkore rigjeneruese, e cila minimizon mbetjet, promovon ripërdorimin e materialeve dhe nxit konsum të qëndrueshëm.
Praktikat kryesore dhe zhvillimet në Kosovë:
|
Kornizat strategjike
- Kosova miratoi Udhërrëfyesin e Ekonomisë Qarkore në 2023, si një dokument udhëzues për kalimin drejt një ekonomie më të qëndrueshme.
- Strategjia e Integruar e Menaxhimit të Mbetjeve (2021–2030) ka integruar parimet e ekonomisë qarkore, duke theksuar reduktimin e mbetjeve, riciklimin dhe fushatat e ndërgjegjësimit.
Mbështetje ligjore
- Ndryshimet në Ligjin për Mbetjet (Nr. 08/L-071) kanë prezantuar Përgjegjësinë e Zgjeruar të Prodhuesit (EPR) dhe Sistemin e Kthimit të Depozitave (DRS), duke rritur përgjegjësinë për menaxhimin e mbetjeve.
- Strategji të reja janë implementuar për menaxhimin e mbetjeve të rrezikshme dhe jo të rrezikshme.
Bashkëpunimet dhe Iniciativat
- Këshilli Kombëtar për Ndryshimet Klimatike, i krijuar në 2022, lidh objektivat mjedisore me nismat e ekonomisë qarkore.
- Kosova ka angazhim të fortë me BE-në për mbështetje financiare dhe teknike në këtë fushë.
|
|
Çfarë është Ekonomia Qarkore dhe pse është e rëndësishme?
|
|
Në shkallë globale, ekonomia qarkore shihet si një strategji kyçe për të shkëputur aktivitetin ekonomik nga konsumimi i burimeve të kufizuara. Kjo qasje fokusohet në eliminimin e mbetjeve, zgjatjen e ciklit të jetës së produkteve dhe rigjenerimin e mjedisit.
|
Trendet dhe strategjitë globale:
|
Lidershipi evropian
-
- Pakti i Gjelbër Evropian e vendos ekonominë qarkore si një rrugë kyçe drejt neutralitetit klimatik deri në 2050.
- Plani i Veprimit për Ekonominë Qarkore (CEAP) dhe Rregullorja e BE-së për Taksonominë vendosin standarde të reja për prodhimin dhe konsumin e qëndrueshëm.
|
Përfitimet globale
-
- 700,000 vende të reja pune pritet të krijohen në BE deri në 2030.
- Ulja e 70% të emetimeve të gazërave serrë janë të lidhura me përdorimin e materialeve.
Bashkë mund të ndërtojmë një Kosovë më të qëndrueshme – duke promovuar Ekonominë Qarkore, inovacionin dhe një të ardhme më të gjelbër!
|
|
|
Na vizitoni faqen e internetit: re-ko.org
|
Na ndiqni në rrjetet tona sociale:
|
|