🎙️ Sillu’ Pshtillu’ Podcast – Episodi 1

Një udhëtim i ri drejt ekonomisë qarkore ka nisur me “Sillu’ Pshtillu’ Podcast” – një seri bisedash që sjellin ide, histori dhe praktika për një të ardhme më të qëndrueshme.
Ky podcast është i dedikuar inovacionit, risive dhe transformimit të sistemit ekonomik – duke parë nga mbetjet tek mundësitë, nga kriza tek zgjidhjet, dhe duke rikujtuar filozofinë e vjetër “mos e hidh, se ndoshta të duhet”.

Në episodin e parë, diskutojmë për sinergjinë qarkore ndërmjet industrisë së ndërtimit dhe të tekstilit – dy sektorë me potencial të madh për bashkëpunim në krijimin e zgjidhjeve të gjelbra dhe ekonomike për Kosovën.

Të ftuarit e këtij episodi janë:

  • 🟢 Urim Xharavina, Drejtor Ekzekutiv i Rilindja GjelbĂ«r

  • 🟢 Sytrime Dervisholli, Drejtore Ekzekutive e PREFAB Kosova Cluster

Ata ndajnë përvojat dhe sfidat e tyre në zhvillimin e praktikave qarkore, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit ndërsektorial dhe inovacionit në menaxhimin e burimeve për një zhvillim të qëndrueshëm dhe gjithëpërfshirës.

“Sillu’ Pshtillu’ Podcast” është më shumë se një bisedë – është një platformë ku tradita takohet me ekonominë dhe politikën, duke frymëzuar ndryshim përmes historive të suksesit dhe ideve që rrotullohen përreth qarkores.

Ky podcast është zhvilluar në kuadër të projektit EECSOK (Empowering Environmental Civil Society Organizations in Kosovo), zbatuar nga Rilindja Gjelbër në partneritet me @balkangreenfoundation, @ecmandryshe dhe @7arte_cc, menaxhuar nga @communitydevelopmentfund dhe financuar nga @swedeninkosovo.

📢 Përmbajtja e podcastit nuk pasqyron domosdoshmërisht qëndrimet apo pikëpamjet e CDF-së apo Ambasadës Suedeze në Kosovë. Të gjitha informacionet, analizat dhe opinionet e paraqitura janë përgjegjësi ekskluzive e autorëve dhe e organizatës Rilindja Gjelbër.

Gjeni podcastin e publikuar: SilluPshtillu Podcast – Episode 1