Eco Kos L.L.C.
Eco Kos L.L.C është kompani e licencuar për administrimin e mbeturinave të vajit të përdorur ushqimor, respektivisht grumbullimin, transportimin, ruajtjen dhe trajtimin fizik të vajrave dhe yndyrave të përdorura ushqimore me origjinë bimore.
Info
Emri i Subjektit
Eco Kos L.L.C.
Lloji i subjektit
Shoqëri me Përgjegjësi të Kufizuar (Sh.P.K.)
Lloji i veprimtarisë
Menaxhim i Mbeturinave
Telefoni kontaktues
+38349202432
Emaili kontaktues
Rrjetet sociale
Adresa
Fehmi Agani 52/9
Prishtinë, Kosovë
Aktivitetet në ekonominë qarkore
Duke përdorur teknologjinë moderne, rrjetin logjistik të zhvilluar dhe edukimin e vazhdueshëm të çdo prodhuesi të vajit ushqimor, sistemi i Eco Kos garanton shfrytëzimin e mëtejshëm të potencialit energjetik të vajit të përdorur si lëndë për prodhimin e energjisë së ripërtërishme (biokarburanteve). Me këtë model biznesi të energjisë së gjelbër qarkulluese, ne i kontribuojmë qëllimit për ndryshime mjedisore dhe klimatike në nivel të BE-sëEco Kos ka sjellë në Kosovë përvojën evropiane në fushën e menaxhimit të mbeturinave, duke pasur në fokus mbrojtjen e natyrës. ECO KOS përdor pajisjet adekuate dhe higjienike për grumbullimin e vajit mbeturinë.