Banka Kombëtare Tregtare Kosovë Sh.A.
BKT Kosova operon në tregun e Kosovës si banka me rritjen më të shpejtë dhe më inovative. Banka ka krijuar mundësi dhe zgjidhje të shumta bankare inovative dhe moderne, si dhe një larmi konkuruese produktesh dhe shërbime bankare. BKT Kosova është e përkushtuar t’i shërbejë të gjitha kategorive të klientëve: Individë, Korporata, NVM dhe Mikro-ndërmarrjeve, ndërsa është e përqendruar fuqimisht në njohjen si një partner bankar global.
Për BKT Kosovën, rritje do të thotë të përjetosh ndryshime dhe t'i përshtatesh zhvillimeve të reja në çdo fushë, andaj duke e bërë këtë, banka përkushtohet të rrisë vlerën e saj afatgjate, duke kontribuar në mënyrë aktive në zhvillimin e qëndrueshëm të shoqërisë. Në kuadër të qasjes së saj të qëndrueshmërisë, BKT Kosova fokusohet që në vazhdimësi të vendosë vlerat e saj korporative dhe parimet bazë të qëndrueshmërisë në strategjinë e saj të biznesit.
Info
Emri i Subjektit
Banka Kombëtare Tregtare Kosovë Sh.A.
Lloji i subjektit
Shoqëri Aksionare (Sh.A.)
Lloji i veprimtarisë
Sherbime bankare
Telefoni kontaktues
+383 38 666 666
Emaili kontaktues
Rrjetet sociale
Adresa
Rr. Ukshin Hoti nr. 29, Pejton Prishtinë 10000
Prishtinë, Kosovë
Aktivitetet në ekonominë qarkore
BKT Kosova Sh.A ka lansuar produktin inovativ – Kredi për Ekonominë Qarkore, e para dhe e vetmja e këtij lloji në Kosovë, me qëllim të mbështetjes së bizneseve në tranzicionin nga modeli linear në atë qarkor. Kjo kredi synon të fuqizojë investimet në teknologji të gjelbra, procese të ripërdorimit, riciklimit dhe optimizimit të resurseve, duke kontribuar në reduktimin e mbetjeve dhe rritjen e efikasitetit operacional. BKT Kosova përmes lansimit të ketij produkti mundëson financimin e projekteve që promovojnë eko-dizajnin, zgjatjen e ciklit të jetës së produkteve dhe përdorimin e teknologjive të avancuara për menaxhimin e qëndrueshëm të burimeve. Ky angazhim është pjesë e strategjisë më të gjerë të BKT Kosova për zhvillim të qëndrueshëm, e cila është vlerësuar me disa çmime ndërkombëtare për lidership në iniciativat e gjelbra dhe qëndrueshmëri mjedisore. Përmes këtij produkti dhe iniciativave të tjera, BKT Kosova afirmon rolin e saj si institucion financiar përgjegjës, i përkushtuar ndaj inovacionit dhe ndërtimit të një të ardhme të qëndrueshme.