Rilindja Gjelbër është një organizatë e specializuar në fushën e politikave mjedisore dhe ekonomisë qarkore në Kosovë. Me mbi 10 vite përvojë në projekte që lidhen me mbrojtjen e mjedisit dhe menaxhimin e mbetjeve, ne punojmë për të promovuar modele të qëndrueshme që fuqizojnë komunitetet dhe sektorin privat.
Aktualisht, jemi organizata implementuese e projektit EECSOK – Empowering Environmental Civil Society Organisations in Kosovo, të financuar nga Ambasada e Suedisë dhe të mbështetur nga Community Development Fund (CDF). Projekti synon të përshpejtojë kalimin e Kosovës drejt një ekonomie qarkore përmes ndërgjegjësimit, ndërtimit të kapaciteteve dhe politikave të qëndrueshme.
Si pjesë e këtij angazhimi, kemi krijuar REKO, platformën e parë digjitale në Kosovë për ekonominë qarkore, që ofron hapësirë për bashkëpunim dhe shkëmbim praktikash për aktorët e sektorit publik, privat dhe shoqërisë civile.
Bashkëpunojmë me organizata si Balkan Green Foundation, 7 Arte dhe EC Ma Ndryshe për të mbështetur këtë tranzicion drejt zhvillimit të qëndrueshëm dhe inovacionit të gjelbër.
Objektivat e projektit
Ky projekt synon të kontribuojë në tranzicionin e Kosovës drejt një ekonomie qarkore të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse përmes pesë objektivave kryesore:
-
Promovimi i ekonomisë qarkore përmes fushatave ndërgjegjësuese
Synojmë të rrisim ndërgjegjësimin e publikut dhe aktorëve kyç mbi rëndësinë e ekonomisë qarkore si një model zhvillimi që redukton mbetjet dhe nxit përdorimin efikas të resurseve.
-
Ndërtimi i kapaciteteve për bizneset dhe shoqërinë civile për të adoptuar modele të qëndrueshme ekonomike
Fokusohemi në fuqizimin institucional dhe profesional të bizneseve dhe organizatave të shoqërisë civile për të aplikuar praktika të qëndrueshme dhe inovative që kontribuojnë në zhvillimin e gjelbër.
-
Krijimi i platformës së parë të Ekonomisë Qarkore në Kosovë – REKO
Synojmë të themelojmë një platformë digjitale për të lehtësuar shkëmbimin e informacionit, burimeve dhe iniciativave që mbështesin zhvillimin e ekonomisë qarkore në nivel kombëtar.
-
Avokimi për ndryshime ligjore dhe mbështetje institucionale për sektorin e industrisë së tekstilit
Përmes analizave dhe fushatave të strukturuara, do të avokojmë për politika publike që e bëjnë industrinë e tekstilit më të qëndrueshme dhe më të orientuar drejt qarkullimit të resurseve.
-
Zhvillimi i modeleve inovative të qarkullimit të resurseve, sidomos në sektorin e modës dhe riciklimit të tekstilit
Do të pilotojmë dhe zbatojmë zgjidhje praktike dhe kreative për të nxitur riciklimin dhe ripërdorimin e materialeve, me fokus në sektorin e modës dhe tekstilit.