Politikat e privatësisë
Përditësuar më: 07.05.2025 Privatësia juaj është e rëndësishme për ne. Kjo politikë shpjegon mënyrën se si ne mbledhim, ruajmë dhe përdorim të dhënat personale përmes faqes re-ko.org, në përputhje me Ligjin Nr. 06/L-082 për Mbrojtjen e të Dhënave Personale në Republikën e Kosovës. 1. Të dhënat që mund të mbledhim Kur vizitoni faqen tonë, mund […]
Përditësuar më: 07.05.2025
Privatësia juaj është e rëndësishme për ne. Kjo politikë shpjegon mënyrën se si ne mbledhim, ruajmë dhe përdorim të dhënat personale përmes faqes re-ko.org, në përputhje me Ligjin Nr. 06/L-082 për Mbrojtjen e të Dhënave Personale në Republikën e Kosovës.
1. Të dhënat që mund të mbledhim
Kur vizitoni faqen tonë, mund të mbledhim të dhëna të kufizuara si:
-
Emri dhe adresa e emailit (kur regjistroheni ose na kontaktoni)
-
Adresën IP dhe të dhëna statistikore për përdorimin e faqes (përmes cookies)
2. Qëllimi i mbledhjes së të dhënave
-
Për të përmirësuar përvojën e përdoruesit
-
Për të komunikuar me përdoruesit në mënyrë të drejtpërdrejtë (nëse ata japin pëlqim)
-
Për analiza statistikore anonime mbi përdorimin e faqes
3. Ruajtja dhe mbrojtja e të dhënave
Të dhënat personale ruhen në mënyrë të sigurt dhe nuk ndahen me palë të treta pa pëlqimin tuaj, përveç rasteve kur kjo kërkohet me ligj.
4. Të drejtat tuaja
Ju keni të drejtë të:
-
Kërkoni qasje në të dhënat tuaja personale
-
Kërkoni përmirësim, fshirje ose kufizim të përpunimit të tyre
-
Tërhiqni pëlqimin në çdo kohë
Për të ushtruar këto të drejta, na kontaktoni në: [email protected]
5. Cookies
Kjo faqe përdor cookies për qëllime funksionale dhe analitike. Ju mund të kontrolloni ose fshini cookies në çdo kohë përmes cilësimeve të shfletuesit tuaj.
6. Ndryshime në këtë politikë
Politika e privatësisë mund të ndryshohet herë pas here. Çdo ndryshim do të publikohet në këtë faqe dhe do të hyjë në fuqi menjëherë.
Kjo faqe interneti është zhvilluar në kuadër të projektit EECSOK (Empowering Environmental Civil Society Organizations in Kosovo), i zbatuar nga Rilindja Gjelbër, menaxhuar nga Community Development Fund (CDF) dhe financuar nga Ambasada Suedeze në Kosovë.
Përmbajtja e kësaj faqeje nuk pasqyron domosdoshmërisht qëndrimet apo pikëpamjet e CDF-së apo Ambasadës Suedeze në Kosovë. Të gjitha informacionet, analizat dhe opinionet e paraqitura në këtë platformë janë përgjegjësi ekskluzive e autorëve dhe e organizatës Rilindja Gjelbër.