Raporti i dytë “Ekonomia Qarkore dhe Tranzicioni i Gjelbër në Industrinë e Tekstilit”
Organizata Rilindja Gjelbër, në kuadër të projektit “Rikthimi i Vlerave në Ekonominë Qarkore”, ka publikuar raportin e dytë “Ekonomia Qarkore dhe Tranzicioni i Gjelbër në Industrinë e Tekstilit”.
Raporti është hartuar në kuadër të projektit “Fuqizimi i Organizatave Joqeveritare Mjedisore në Kosovë”, i menaxhuar nga Community Development Fund (CDF) dhe i financuar nga Ambasada e Suedisë në Kosovë.
Ky raport paraqet një analizë të industrisë së tekstilit në Kosovë përmes perspektivës së ekonomisë qarkore dhe tranzicionit të gjelbër. Duke qenë se është raporti i dytë i këtij hulumtimi, në pjesët ku të dhënat kanë qenë të krahasueshme janë përfshirë edhe krahasimet me gjetjet e raportit të vitit të kaluar, duke ofruar një pasqyrë të zhvillimeve dhe sfidave të sektorit.
Raporti u prezantua më 22 maj 2026 gjatë një tryeze diskutimi me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të institucioneve publike, sektorit privat, organizatave të shoqërisë civile dhe ekspertëve të fushës. Komentet dhe rekomandimet e mbledhura gjatë diskutimit janë reflektuar në versionin final të raportit.
Qëllimi i raportit është të analizojë ndikimin e mbeturinave të tekstilit në mjedis, të ofrojë një pasqyrë të gjendjes aktuale të industrisë së tekstilit në Kosovë dhe të identifikojë mundësitë për kalimin drejt praktikave më të qëndrueshme, në përputhje me parimet e ekonomisë qarkore.
Përveç raportit të plotë në gjuhën shqipe, janë publikuar edhe përmbledhjet ekzekutive në gjuhën shqipe, angleze dhe serbe, me qëllim që gjetjet dhe rekomandimet kryesore të jenë të qasshme për një audiencë sa më të gjerë.
Gjeni raportet:
Raporti Final – Anketa për Vlerësimin Vjetor të Industrisë së Tekstilit në Kosovë, 2
Përmbledhja e raportit – Rilindja Gjelbër 2026_Shqip
Përmbledhja e raportit – Rilindja Gjelbër 2026_Engish
Përmbledhja e raportit – Rilindja Gjelbër 2026_Srb