Entity Directory
Register
AZ Group
AZ Group përfaqëson një portofol të diversifikuar prej 4 kompanish përpunuese që prodhojnë ingredientë natyralë dhe ofrojnë shërbime të personalizuara për klientë në:
- industrinë ushqimore,
- industrinë e ushqimit për kafshët shtëpiake
- sektorin bujqësor
- industrinë e ushqimit të kafshëve me rritje intensive (të fermës)
- industrinë farmaceutike
- industrinë energjitike.
Misioni i kompanisë është të ofrojmë një gamë të gjerë zgjidhjesh të qëndrueshme e të gjenerojmë vlerën më të lartë të mundshme për ingredientët natyralë që përftohen dhe lidhen me burimet ushqimore, shtazore dhe energjitike.
OJQ ,,VISION 02”
Organizata është themeluar në vitin 2002 si antare e Rrjetit Rinor ,,Piramida” – Pejë, ekziston edhe fletëregjistrimi në dosjet e organizates , kurse në vitin 2006 është rexhistruar si OJQ e pavarur.
Agron Parduzi / Universiteti_UBT
UBT Shkollat Profesionale
Kur bëhet fjalë për krijimin e trajnimeve të përshtatura, ne besojmë më tepër në kualitet sesa në sasi. Për këtë arsye ne jemi ekspertë në përshtatjen e materialeve të trajnimit që dizajnohen specifikisht për të përmirësuar performancën e punës.
Pa marrë parasysh a jemi duke krijuar një kurs të ri, apo jemi duke kombinuar përmbajtjet nga libraria jonë e kurseve, apo nëse jemi duke i përfshirë kërkesat tuaja specifike në grupin tuaj që e trajnojmë, ekspertët tanë do të krijojnë zgjedhje të përshtatur, me synim që të arrihen qëllimet tuaja.
Procesi katër hapësh i UBT-së për trajnim të suksesshëm
Duke zbatuar një proces të provuar dhe gjithëpërfshirës, ekipi ynë që i është dedikuar trajnimeve të përshtatura, ju ofron gjithçka që kërkohet për të përmbushur qëllimet tuaja të trajnimit:
Zbatimin e vlerësimit të nevojave;
Krijimin e programit të duhur;
Vendosjen e logjistikës;
Sigurimin e suksesit pas trajnimit.
Ne i bëjmë të gjitha për ju!
Për t’u siguruar që trajnimi i ekipit tuaj të jetë i përsosur dhe që ju mos të brengoseni për asgjë, ne do të merremi me të gjitha detajet, duke përfshirë:
Udhëtimin e instruktorit;
Përmbajtjen e përshtatur;
Materiale gjithëpërfshirëse të kursit;
Dorëzimin e materialeve;
Vendosjen dhe largimin e pajisjeve.
Eco Kos L.L.C.
Eco Kos L.L.C është kompani e licencuar për administrimin e mbeturinave të vajit të përdorur ushqimor, respektivisht grumbullimin, transportimin, ruajtjen dhe trajtimin fizik të vajrave dhe yndyrave të përdorura ushqimore me origjinë bimore.
GIZ Kosova
Projekti Kosovo for Green, i financuar nga Qeveria Gjermane dhe implementuar nga GIZ Kosova
Shoqata Rilindja Gjelber
Rilindja Gjelbër, e njohur më parë si Let’s Do It Peja, është një organizatë mjedisore e bazuar në komunitet, e cila filloi si një iniciativë qytetare në vitin 2014