AZ Group

AZ Group përfaqëson një portofol të diversifikuar prej 4 kompanish përpunuese që prodhojnë ingredientë natyralë dhe ofrojnë shërbime të personalizuara për klientë në:

  • industrinë ushqimore,
  • ⁠industrinë e ushqimit për kafshët shtëpiake
  • sektorin bujqësor
  •  ⁠industrinë e ushqimit të kafshëve me rritje intensive (të fermës)
  • ⁠ ⁠industrinë farmaceutike
  • ⁠ ⁠industrinë energjitike.

Misioni i kompanisë është të ofrojmë një gamë të gjerë zgjidhjesh të qëndrueshme e të gjenerojmë vlerën më të lartë të mundshme për ingredientët natyralë që përftohen dhe lidhen me burimet ushqimore, shtazore dhe energjitike.

Info

Name of the Subject

AZ Group

Type of entity

Shoqëri me Përgjegjësi të Kufizuar (Sh.P.K.)

Type of activity

Prodhimi i Ingredienteve Natyrale te Perftuara nga Riperdorimi i Nenprodukteve dhe Mbetjeve Shtazore

Phone number

+355 69 405 0642

Contact Email

[email protected]

Social Media

Address

Rruga Abat Preng Doci, Zona Industriale


Lezhe, Shqipëri

Activities in circular economy

AZ Group operon në një model 100% të plotë të ekonomisë qarkulluese, duke shfrytëzuar maksimalisht burimet dhe duke reduktuar mbetjet në çdo hallkë të zinxhirit të prodhimit në kompanitë e saj por edhe në të gjithë zinxhirin e saj të klientëve e furnitorëve.

Nënproduktet dhe mbetjet teknologjike të derivuara nga industritë shtazore si thertoret, industria e përpunimit të mishit, pularitë apo fabrikat e peshkut, mblidhen dhe transformohen në produkte me vlerë të shtuar, si lëndë të para për industrinë e sallamerisë, proteina dhe yndyra shtazore për ushqim blegtoral dhe industri teknike, plehërues dhe biostimulantë organikë për bujqësinë, apo lëndë të para për farmaceutikën njerëzore.

Proceset janë të ndërtuara për të rikthyer lëndët ushqyese në origjinë dhe për të mbyllur ciklin e përdorimit të burimeve, duke ndjekur parimet e ekonomisë qarkulluese dhe standardeve mjedisore ndërkombëtare. Në këtë mënyrë, kompania jo vetëm minimizon ndikimin mjedisor, por krijon edhe një model biznesi të qëndrueshëm që gjeneron vlerë ekonomike, sociale dhe ekologjike.