Entity Directory

Register

Shoqata për Mbrojtje të Ambientit Spiral

SPIRAL është organizatë joqeveritare nga Kosova që përdor artin bashkëkohor si mjete për të trajtuar çështjet e ndryshimeve klimatike dhe parimeve të ekonomisë qarkore. Organizata zhvillon projekte që integrojnë ripërdorimin kreativ të materialeve, transformimin e tyre në vepra artistike dhe angazhimin aktiv të komunitetit për të rritur ndërgjegjësimin mbi qëndrueshmërinë ekologjike dhe sociale. Nëpërmjet veprave të saj, SPIRAL krijon hapësira reflektimi ku publiku mund të shohë dhe përjetojë konceptet e ekonomisë qarkore në praktikë, duke kuptuar rëndësinë e ripërdorimit, riparimit dhe dizajnit të qëndrueshëm. Përveç krijimit artistik, organizata ofron punëtori, udhëzime dhe bashkëpunime me shkolla, komunitete lokale dhe aktorë të tjerë të sektorit kulturor dhe ambiental, duke kontribuar në zhvillimin e një qasjeje më të qëndrueshme ndaj konsumit dhe burimeve. SPIRAL gjithashtu dokumenton dhe ndan praktikat e saj për të frymëzuar aktorë të tjerë dhe për të forcuar rrjetin e ekonomisë qarkore në Kosovë. Me një fokus në zgjidhje kreative dhe edukative, organizata kombinon artin dhe inovacionin për të pasuruar diskutimet mbi mjedisin, shoqërinë dhe ekonominë, duke e bërë prezencën e saj në Regjistrin e Ekonomisë Qarkore një mundësi të rëndësishme për të lidhur dhe fuqizuar aktorët e tjerë në këtë fushë.

Simply Green L.L.C.

Simply Green LLC is a women-led green furniture and upcycling company dedicated to advancing circular economy solutions. We transform waste materials such as car tyres, wood, textiles, and plastics into functional, eco-friendly furniture and interior products. In addition to production, we integrate technology through a digital application that promotes waste reduction and upcycling education, and we provide consultancy services to businesses and institutions on circular economy practices and sustainable design.

Habitat

Full-Stack Sustainability – Leading #ClimateTechnology in the Western Balkans.

Habitat is a company focused on integrating environmental considerations into business practices. We prioritize green communication, sustainable business strategies, and eco-innovation to create and deepen valuable connections within our community. Our efforts aim to guide businesses towards sustainable growth and develop solutions for today’s challenges with the future in mind.

BOTANIC

BOTANIC SHPK është kompani vendore e certifikuar organike që prezanton praktikat e bujqësisë rigjeneruese në Kosovë me fokus në sektorin e përpunimit të ushqimit. Kompania aktualisht tregton me brendin ”Into the Wild” e cila deri më tani përmban 12 lloje të çajrave organikë nga frutat e malit dhe bimët mjekësore/aromatike, si dhe këpurdhen e malit Boletus, të kultivuara dhe të mbledhura nga malet dhe natyra e Kosovës. BOTANIC synon të ofrojë produkte të shëndetshme dhe pa mbetje, duke reduktuar gjurmen e karbonit në bujqësi dhe ne konsumimin e ushqimit.

Open Air Consulting

Open Air Consulting është një kompani konsulente profesionale e fokusiar në ofrimin e shërbimeve të përgjithshme për biznese, organizata dhe institucione publike. Me një qasje të bazuar në efikasitet, transparencë dhe rezultate të matshme, kompania jonë ofron zgjidhje të personalizuara që mbështesin partnerët tanë në zhvillimin, optimizimin dhe menaxhimin e qëndrueshëm të aktiviteteve të tyre.
Me një ekip profesionistësh me përvojë të gjerë ndër-sektoriale, ne garantojmë zgjidhje inovative dhe të përqendruara tek nevojat e klientit. Qasja jonë është praktike dhe orientuar drejt rezultateve, duke siguruar që çdo projekt të zhvillohet në kohë, me standarde të qëndrueshme dhe me ndikim të dukshëm.
Misioni ynë është t’i mundësojmë partnerëve tanë efikasitet më të madh, zhvillim strategjik dhe rritje të qëndrueshme.
Vizioni ynë është të jemi partneri kryesor konsulent që u sjell vlerë të qëndrueshme bizneseve dhe organizatave në nivel lokal dhe rajonal.

Ne ofrojmë një gamë të gjerë shërbimesh, duke përfshirë:

Konsulencë në menaxhimin operacional dhe organizativ

Hartim dhe zhvillim projektesh

Studime fizibiliteti dhe analiza tregu

Menaxhim të granteve, projekteve dhe dokumentacionit

Shërbime administrative dhe asistencë teknike

Trajnime, workshop-e dhe ngritje kapacitetesh

Këshillim për marketing, komunikim dhe rritje të dukshmërisë

Me një ekip profesionistësh me përvojë të gjerë ndër-sektoriale, ne garantojmë zgjidhje inovative dhe të përqendruara tek nevojat e klientit. Qasja jonë është praktike dhe orientuar drejt rezultateve, duke siguruar që çdo projekt të zhvillohet në kohë, me standarde të larta dhe me ndikim të dukshëm.

Misioni ynë është t’i mundësojmë klientëve tanë efikasitet më të madh, zhvillim strategjik dhe rritje të qëndrueshme.
Vizioni ynë është të jemi partneri kryesor konsulent që u sjell vlerë të qëndrueshme bizneseve dhe organizatave në nivel lokal dhe rajonal.

Albulena Mavraj

Studiuese e Ekonomise dhe Gazetarise, Gazetaria e Ekonomise dhe ambientit

Vendi i për gazetari, me temë nga fusha e energjisë dhe ambientit, me shkrimin “Kosova, deponi mbeturinash minerare që përhapin helm”. Ky shkrim është punuar në kuadër të programit për gazetarë në fushën e energjisë dhe mjedisit, zbatuar nga Instituti i Prishtinës për Studime Politike (PIPS), me mbështetjen e qeverisë gjermane përmes Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ).

Ambientalistet e Mitrovices

Vetedijesim mbrojtje e mjedisit, ruajtje e natyres. Mbledhja e mbeturinave dhe mbjellja e fidaneve. Avokim per mjedis te gjelber. Promovimi i levizjes Plogging/Bërlloging.

Universiteti “Haxhi Zeka”

Universiteti “Haxhi Zeka” transferon dije për zhvillimin e potencialit të studentëve, duke i përgatitur për tregun dinamik të punës. Me fokus në hulumtim, art dhe ndërkombëtarizim, UHZ kontribuon në zhvillimin ekonomik të Pejës dhe të Kosovës.

Innovation Centre Kosovo

Innovation Centre Kosovo (ICK) është OJQ që vepron si qendër inovacioni dhe inkubatori për ndërmarrësi e teknologji. Mbështet zhvillimin ekonomik përmes inovacionit, digjitalizimit dhe krijimit të bizneseve të reja, duke ofruar programe inkubimi, trajnime dhe projekte zhvillimore.

Shkelzen Osmani

OSHC qe merret me media, hapsiren digjitale e inovacion

Business Support Centre Kosovo (BSCK)

BSCK është një organizatë jofitimprurëse që mbështet zhvillimin e ndërmarrësisë, start-up-eve dhe NVM-ve në Kosovë përmes trajnimeve, mentorimit dhe projekteve të financuara nga BE, UNDP, USAID dhe partnerë të tjerë.

D Power Engineering

D Power Engineering
E themeluar nga Ing. Donika Bajrami Mustafa, ofron zgjidhje të plota në fushën e instalimeve elektrike – nga tensioni i lartë dhe shpërndarja, deri te instalimet e brendshme dhe sistemet solare.

D Power Engineering – partner i besueshëm për projekte elektrike moderne, të qëndrueshme dhe të sigurta.

ITEG shpk

ITEG LLC (IT, Project Engineering & GIS Solutions) ofron një gamë të gjerë shërbimesh profesionale në fushat e GIS-it, gjeodezisë, fotogrametrisë, projektimit dhe mbikëqyrjes së punimeve në terren. Kompania është e specializuar në krijimin e hartave digjitale, analiza hapësinore dhe integrimin e sistemeve gjeoinformative për institucione publike dhe private.

Në fushën e gjeodezisë dhe matjeve inxhinierike, ITEG përdor pajisje moderne për sigurimin e të dhënave të sakta topografike dhe kadastrale. Përmes fotogrametrisë dhe dronëve të pajisur me sensorë multispektralë dhe fotogrametri, realizon ortofoto, modele 3D dhe monitorim të infrastrukturës në kohë reale.

ITEG angazhohet edhe në projektim dhe mbikëqyrje punimesh në terren, duke ofruar asistencë teknike dhe menaxhim cilësor të projekteve ndërtimore dhe inxhinierike. Kjo qasje e integruar garanton që projektet të përmbushin standardet më të larta të cilësisë dhe efikasitetit.

Falë përvojës së fituar në projekte të ndryshme energjetike, infrastrukturore, telekomi dhe mjedisore, si dhe partneriteteve me kompani te ndryshme, ITEG është bërë një pikë reference për zgjidhje inovative dhe zhvillim të qëndrueshëm në Kosovë dhe rajon.

Youth Ecological and Security Zone

Në EcoZ, ne besojmë se nxitja e një kulture të qëndrueshmërisë dhe përgjegjësisë mjedisore është jetike për mirëqenien e komuniteteve tona.

Kjo është arsyeja pse ne kemi mbledhur një ekip të larmishëm shkencëtarësh mjedisorë, inxhinierësh, edukatorësh, vullnetarësh, aktivistësh dhe filozofësh të cilët janë të përkushtuar për të mbrojtur ekosistemin tonë të çmuar.

Banka Kombëtare Tregtare Kosovë Sh.A.

BKT Kosova operon në tregun e Kosovës si banka me rritjen më të shpejtë dhe më inovative. Banka ka krijuar mundësi dhe zgjidhje të shumta bankare inovative dhe moderne, si dhe një larmi konkuruese produktesh dhe shërbime bankare. BKT Kosova është e përkushtuar t’i shërbejë të gjitha kategorive të klientëve: Individë, Korporata, NVM dhe Mikro-ndërmarrjeve, ndërsa është e përqendruar fuqimisht në njohjen si një partner bankar global.

Për BKT Kosovën, rritje do të thotë të përjetosh ndryshime dhe t’i përshtatesh zhvillimeve të reja në çdo fushë, andaj duke e bërë këtë, banka përkushtohet të rrisë vlerën e saj afatgjate, duke kontribuar në mënyrë aktive në zhvillimin e qëndrueshëm të shoqërisë. Në kuadër të qasjes së saj të qëndrueshmërisë, BKT Kosova fokusohet që në vazhdimësi të vendosë vlerat e saj korporative dhe parimet bazë të qëndrueshmërisë në strategjinë e saj të biznesit.